Analizë epigjenetike · Tiranë
Ushqimi yt, i lexuar nga qelizat.
Katër fije floku, 15 minuta, 800+ tregues. Raporti S-Drive tregon çfarë i mungon trupit tënd sot dhe plani 90-ditor ta jep zgjidhjen.
- 800+tregues ushqimorë e mjedisorë
- 30+faqe raport i personalizuar
- 90ditë plan ushqimor
- 15minnga mostra te raporti
Si funksionon
Tre hapa, asnjë gjilpërë.
Nuk duhet gjak, nuk duhet agjërim, nuk duhet të presësh javë. Analiza bëhet në studio ose në distancë dhe raporti vjen brenda pak minutash.
-
01
Marrim katër fije floku
Fijet merren me bulbin nga pjesa e pasme e kokës. Nuk dhemb dhe nuk lë shenjë.
-
02
S-Drive lexon informacionin
Pajisja e certifikuar dërgon të dhënat në qendrën e përpunimit në Hamburg, Gjermani.
-
03
Raporti dhe plani 90-ditor
Brenda rreth 15 minutash ke raportin 30+ faqesh dhe planin ushqimor të personalizuar.
Shërbimet
Nga analiza te ndryshimi.
Raporti është pika e nisjes. Më pas ndërtojmë bashkë planin: ushqim, integrim, stërvitje dhe ndjekje deri në rezultat.

Analiza epigjenetike S-Drive
800+ tregues nga bulbi i flokut: vitamina, minerale, acide yndyrore, toksina, EMF, stresorë të zorrëve.
Zbulo →
DNA DietPlan
Plani ushqimor 90-ditor i ndërtuar mbi raportin tënd, me lista blerjesh dhe receta.
Zbulo →
Ushqyerje ortomolekulare
Ushqim dhe integrim me dozën e duhur për ty, jo doza standarde për të gjithë.

Faza 1 · Obeziteti
Program i strukturuar për humbje peshe të qëndrueshme, pa dieta ekstreme.

Gain · Sport dhe masë muskulare
Për atletë dhe kë stërvitet seriozisht: ushqyerje për performancë dhe rikuperim.

Konsultë online
Për kë jeton jashtë Tiranës ose jashtë Shqipërisë: mostra me postë, konsulta me video.
Kush je në duar
Dorina Mema
Specialiste epigjenetike dhe kërkuese, inxhiniere bioteknologjie (UT), specialiste S-Drive dhe e ushqyerjes ortomolekulare.
Dorina e njeh trupin nga dy anë: nga laboratori, ku studion epigjenetikën, dhe nga podiumi, ku ka fituar gjashtë tituj ndërkombëtarë WBPF dhe WABBA.
Kjo është arsyeja pse planet e saj nuk janë tabela të kopjuara: janë ndërtuar mbi raportin tënd dhe mbi përvojën e kujt e ka bërë vetë rrugën.
- Specialiste epigjenetike 🧬
- Specialiste S-Drive
- Inxhiniere bioteknologjie · UT
- Ushqyerje ortomolekulare
Çfarë thonë klientët
Rezultate që ndihen.
Nga klientët tanë në Tiranë dhe jashtë vendit.
Teknologji e certifikuar
Shkencë, jo horoskop.
S-Drive është pajisje e certifikuar dhe raportet përpunohen në qendrën e Cell Wellbeing në Gjermani, me mbi 800 tregues të kontrolluar.
- FDAPajisje e regjistruar
- CEKonformitet evropian
- ETL · FCCSiguri elektrike dhe radio
- HamburgQendra e përpunimit të raporteve
Hapi i parë
Katër fije floku. Një plan i shkruar për ty.
Na shkruaj në WhatsApp ose telefono: caktojmë orarin, marrim mostrën dhe brenda pak minutash ke raportin tënd në dorë.



